Më 18 Maj, pranë Grand Hotel Saranda, u organizua Dita e Informimit për Projektin INTERNET OF BINS, i bashkëfinancuar nga Programi Ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri, 2014 – 2020. Objektivi kryesor I Internet of Bins është të rrisi kapacitetin e infrastrukturës Ndërkufitare në menaxhimin dhe monitorimin e mbetjeve duke përshtatur përqasje/modele inovatore për menaxhimin e qëndrueshëm e mbetjeve në nivel vendor. Partneri Lider I Projektit është Bashkia e Ziros, ndërsa Përfituesit e Projektit janë Bashkia e Mecovo, Bashkia Sarandë dhe Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal.
RCDC si partner në këtë projekt, kontribuoi me një prezantim të bazuar në objektivat dhe aktivitetet e Projektit Internet of Bins, duke shpjeguar rezultatet e projektit pilot dhe objektivat kryesore.