• English
  • Ελληνικά
  • Shqip
Joint Initiatives for Smart and Sustainable Municipal Solid Waste Management

INTERNET OF BINS

Projekti

Projekti INTERNET OF BINS (“Nisma të përbashkëta për Menaxhimin e Zgjuar dhe të Qëndrueshëm të Mbetjeve të Ngurta të Bashkisë”) është i bashkëfinancuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA “Greqi – Shqipëri, 2014 – 2020” me një buxhet total prej 653.366,98 €, ku 85% është Mbështetje e Unionit dhe 15% nga shtetet pjesëmarrëse (Greqi – Shqipëri).

Zona e përshtatshme  ndërkufitare karakterizohet nga cilësi dhe përdorim të pakët të infrastrukturës mjedisore (kryesisht në zonën Shqiptare), ndërkohë që partneriteti ka identifikuar që monitorimi dhe menaxhimi i mbetjeve po kthehen në një problem serioz për urbanizimin dhe zhvillimin ekonomik. Edhe se shërbimet publike kanë ekzistuar për një kohë të gjatë, janë parë risi të kufizuara për sa i përket efiçencës vepruese. Për më tepër, në një shkallë më të madhe ose më të vogël, përqasjet për menaxhimin e mbetjeve në nivel vendor (si menaxhimi i mbetjeve të ngurta nga bashkitë) ndikojnë si në profilin urban, edhe në mirëqenien e qytetarëve dhe turistëve. Duke konsideruar nevojën urgjente për të prodhuar përqasje të reja dhe më efektive për menaxhimin e mbetjeve të ngurta të bashkive (MMNB), shumë pak është bërë për ta adresuar këtë rrezik me të cilin vendet pjesëmarrëse përballen, si dhe mundësitë që lindin. Për shëmbull, nismat për MMNB janë adresuar në një mënyrë tepër sipërfaqësore dhe konvencionale. Gjithashtu, infrastruktura nuk është zhvilluar mjaftueshëm, praktikat për MMN nuk janë përmirësuar, gjë që vështirëson aktivitetet e qytetarëve dhe turizmit.

INTERNET OF BINS implementohet sipas prioritetit tematik 1 të Programit (c) “Promovimi i transportit të Qëndrueshëm, shërbime dhe rrjete informacioni dhe komunikimi, si dhe investimi në shërbimin e ujit, mbetjeve dhe sistemeve të energjisë në zonën ndërkufitare.” (Objektivi Specifik): 1.1 – Rritja e kapacitetit të infrastrukturës ndërkufitare në menaxhimin e transportit, ujit dhe mbeturinave). Ndaj, objektivi I përgjithshëm I projektit është në përputhje të plotë me objektivin specific të programit, I cili bën pjesë në prioritetin tematik: Për të rritur kapacitetin e infrastrukturës në zonën ndërkufitare në menaxhimin dhe monitorimin e mbetjeve duke miratuar qasje/modele të reja për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta në nivelin vendor.

Duke marrë parasysh nevojat dhe objektivat e përgjithshëm strategjik, po zhvillohet një model premtues I kombinuar, që përfshin tre “Shtyllat”:

  • Zgjidhje “E Zgjuar” e Integruar për Menaxhimin e Mbetjeve/Përmirësime të Kapacitetit: Instalime për Menaxhimin e Mbetjeve dhe Pajisjeve Monitoruese Telematike (Sistem Monitorimi i Koshave të Mbeturinave – Sensor Ultrasonic Filling /dhe Aplikimi i Programit, Pajisje të Menaxhimit të Mbetjeve).
  • Visual disturbance reductiZon: Instalimi I Sistemeve Nëntokësore për Grumbullimin e Mbetjeve deri në pika kritike.
  • Përqasje eko-miqësore për menaxhimin e mbetjeve: Furnizim dhe Shpërndarja e Koshave Kompostues të Mbeturinave (mbetje shtëpiake), Fushata Ndergjegjegjesuese, Përmirësimi i Menaxhimit të Mbetjeve dhe Plane Monitorimi (Analiza e të Dhënave dhe Plani i Menaxhimit), Aplikacion tematik informues në ëeb dhe celular.

Të gjitha aktivitetet e projektit kanë një karakter të fuqishëm ndërkufitar. INTERNET OF BINS, si element kryesor të bashkëpunimit ndërkufitar, ka bashkëpunimin e autoriteteve vendore

Lajmet më të fundit

Dita e Informimit për INTERNET OF BINS

Dita e Informimit për INTERNET OF BINS

Më 18 Maj, pranë Grand Hotel Saranda, u organizua Dita e Informimit për Projektin INTERNET OF BINS, i bashkëfinancuar nga Programi Ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri, 2014 – 2020. Objektivi kryesor I...

Download the app

or scan the QR code

Municipality of Ziros
Municipality of Metsovo
Municipality of Saranda
Regional Center for Development and Cooperation

This webpage has been produced with the financial assistance of the European Union. The contents of the webpage are sole responsibility of the Municipality of Ziros and can in no way be taken to reflect the views of the European Union, the participating countries the Managing Authority and the Joint Secretariat.

INTERREG-IPA CBC GREECE-ALBANIA 2014-2020

This project is co-funded by the European Union and by National Funds of the participating countries under the Cooperation Programme  "INTERREG-IPA CBC GREECE-ALBANIA 2014-2020"

Lead Beneficiary

Municipality of Ziros
Gennimata Square, 48200, Filippiada
Greece
Phone: +302683024667
Email: info@dimoszirou.gr

Privacy Policy | Cookie Policy