Takimi I Çeljes së Projektit I Partneritetit të Projektit “INTERNET OF BINS” u organizua në mënyrë të suksesshme në zyrat e Bashkisë Ziros (Filippiada, Preveza, Greqi) në 18/9/2019 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partneritetit ndërkufitar të Projektit nga Greqia dhe Shqipëria.
Nikos Kaklantzis, Kryetari I Bashkisë Ziros, përshëndeti punën e takimit, duke u përqëndruar në rëndësinë dhe vlerën e Projektit për zonën ndërkufitare ku do të bëhet ndërhyrja dhe për veprimet e prekshme sidomos në zonën e Bashkisë Ziros, si dhe Z. Tzafeas Kostas, Kryetari I Bashkisë Metsovo, I cili vuri në pah problemin e menaxhimit të mbetjeve si një nga temat më të rëndësishme të Autoriteteve Vendore, duke u përqëndruar në përfitimet e pritshme të Projektit.
Gjatë takimit të celjes së Projektit, u zhvillua një vizitë në vend, për të prezantuar systemin e instaluar të koshave nëntokësorë në Filippiada, në kuadër të zbatimit të Projektit “INTERNET OF BINS”.
ATTACHMENTS: