• English
  • Ελληνικά
  • Shqip
Joint Initiatives for Smart and Sustainable Municipal Solid Waste Management

Plani i punës

Projekti INTERNET OF BINS wshtw i ndarw nw 5 Paketa Pune:

 

Paketa e Punës 1: Menaxhimi I Projektit dhe Koordinimi

Përfshin aktivitetet e secilit partner përsa i përket administrimit dhe menaxhimit të projektit. Më specifikisht, janë të përfshira aktivitetet horizontale përsa i përket dokumentimeve të shkruajtura të ecurisë së veprimtarive fizike dhe financiare.

Paketa e Punës 2: Komunikimi dhe Shpërndarja

Përfshin aktivitetet që kanë të bëjnë me publicitetin, komunikimin dhe promovimin e Projektit. Në kuadrin e implementimit të PP2, çdo partner përfshihet në zbatimin e aktiviteteve përkatëse.

Paketa e Punës 3: Përmirësimi I Kapacitetit të MMNB në zonën Ndërkufitare

PP3 – përfshin aktivitetet më të rëndësishme të projektit përsa i përket fuqizimit të kapacitetit ndërkufitar në fushën e menaxhimit të mbetjeve, dhe në të njëjtën kohë është i lidhur me zbatimin e PP4 pasi është një burim informacioni. Specifikisht, përfshin implementimin e një serie prokurimesh për pajisje që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve si dhe studimet tematike përkatëse.

Paketa e Punës 4: Puna fillestare për një Rrjet/Sistem të Përbashkët për Monitorimin e Zgjuar të Mbetjeve – Projekt Pilot

P. E. përfshin një seri me aktivitete midis partnerëve në drejtimin e menaxhimit të zgjuar të mbetjeve që kombinon përdorimin e mjeteve të TIK dhe shtjellimin e studimeve të posaçme tematike, në mënyrë që të zbatohen projekte pilote të specilizmit të zgjuar.

Paketa e Punës 5: Transferimi, shkëmbimi i njohurive dhe Qëndrueshmëria e Rezultateve

PP5 – synon të zhvillojë një “Qendër Ndërkufitare të Zgjuar të TIK” në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe njohurive ndërmjet partnerëve, të dyja nëpërmjet transmetimit të të dhënave të përbashkëta të pajisjeve monitoruese telematike që do të instalohen, si dhe duke organizuar ëorkshop-e teknike tematike. Ndër të tjerash, qëllimi i përgjithshëm i kësaj pakete pune, trajton gjithashtu çështjen e sigurimit të qëndrueshmërisë së rezultateve të Projektit Internet of Bins. Ndaj, është i parashikuar shqyrtimi i studimeve përkatëse, si dhe ekzaminimi I pjesëmarrjes së partnerëve në rrjetet dhe bordin bashkëpunues tematik të BE.

Municipality of Ziros
Municipality of Metsovo
Municipality of Saranda
Regional Center for Development and Cooperation

This webpage has been produced with the financial assistance of the European Union. The contents of the webpage are sole responsibility of the Municipality of Ziros and can in no way be taken to reflect the views of the European Union, the participating countries the Managing Authority and the Joint Secretariat.

INTERREG-IPA CBC GREECE-ALBANIA 2014-2020

This project is co-funded by the European Union and by National Funds of the participating countries under the Cooperation Programme  "INTERREG-IPA CBC GREECE-ALBANIA 2014-2020"

Lead Beneficiary

Municipality of Ziros
Gennimata Square, 48200, Filippiada
Greece
Phone: +302683024667
Email: info@dimoszirou.gr

Privacy Policy | Cookie Policy