• English
  • Ελληνικά
  • Shqip
Joint Initiatives for Smart and Sustainable Municipal Solid Waste Management

Objektivat

Objektivi i përgjithshëm i INTERNET OF BINS është në përputhje të plotë me objektivin specifik të programit (1.1)  të prioritetit tematik (c) ku bën pjesë: Të rrisi kapacitetin e infrastrukturës ndërkufitare në menaxhimin e transportit, ujit dhe mbeturinave; të rrisi monitorimin duke përdorur përqasje/modele të reja për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta në nivel vendor.

Gjithashtu, projekti në vetvete, shërben si një projekt pilot dhe model për komunitetet e tjera të zonës së Programit dhe shkon përtej praktikave ekzistuese të menaxhimit të mbetjeve si për a) zonën e Programit dhe b) për vendet pjesëmarrëse. Për më tepër, nga një pikëpamje strategjike, projekti kontribuon drejtpërdrejt në arritjen e objektivit strategjik të programit: të krijojë kapacitete të reja dhe të forcoj rrjetet e bashkëpunimit në mënyrë që të adresoj sfida të përbashkëta, nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta.

Nën-objektiva të tjera të rëndësishme janë:

  • Forcimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë brenda kontekstit të menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve duke krijuar një rrjet të vetë-qëndrueshëm të organizatave lokale dhe rajonale.
  • Të inkurajioj menaxhimin e zgjuar të mbetjeve në  hartimin e politikave të Teknologjisë se Informacionit dhe Komunikimit të zonës Ndërkufitare të Programit.
  • Vendosja e një Mjedisi Zhvillues
  • Arritja në fushën ekonomike
  • Promovimi i kërkimeve në fushën e TIK
  • Përmirësimi i cilësisë së jetës
  • Reduktimi i ndikimit mjedisor, krahasuar me teknologjitë aktuale
  • Rritjen e ndërgjegjësimit rreth metodologjive të reja të grumbullimit të mbetjeve, zhvillimi i trajnimeve dhe shpërndarja e informacionit për pjesëmarrjen aktive të SME-ve vendase.
  • Të shkëmbejë praktika më të mira në menaxhimin e mbetjeve në një nivel ndërajonal dhe ndërkombëtar.

Ndikimet e drejtpërdrejta dhe të menjëhershme nga projekti janë (rezultatet e pritshme):

  • Përmirësimi i kapacitetit të Menaxhimit të Mbetjeve
  • Racionalizimi dhe minimizimi i shpenzimeve të mbetjeve të ngurta
  • Modernizimi i pajisjeve ekzistuese për menaxhimin e mbetjeve
  • Rritja e përgjithshme e cilësisë së jetës që prek pozitivisht banorët, si dhe zhvillimi i zonave me interes si destinacione turistike
  • Praktika dhe teknologji të reja të testuara dhe të disponueshme për përdorim nga pushtetet vendore të interesuara
  • Një platformë e integruar dhe shpërndarëse (regjistër i të dhënave) i vlefshëm për përdorim nga pushteti vendor dhe rajonal
  • Aktivitetet e projektit promovojnë drejtpërdrejt legjislacionin kombëtar dhe atë të implementimit të BE, përkatësisht adaptimin e Direktivës së Kuadrit Ligjor të Mbetjeve (2008/98/EC)
  • Harmonizimi me përqasjen e re të BE për qytetet e zgjuara dhe komunitetet.
  • INTERNET OF BINS inkurajon dhe mbështet “lidhjen e zgjuar – ekologjike” midis Greqisë – Shqipërisë e cila mund të shërbejë si praktikë/model më i mirë për promovimin e rrjetit robust/ te qëndrueshëm të Bashkëpunimit Ndërkufitar. Rezultate inovative dhe vlera të shtuara do ti jepen përfituesve të ndryshëm dhe do të adoptohen teknologji dhe mjete  të zhvilluara për qëllime multimodale
  • INTERNET OF BINS jep mundësinë për investime në të ardhmen të cilat do të prodhojnë rezultate të prekshme dhe të dukshme në menaxhimin e mbetjeve. Përfituesit e projektit do të përfitojnë nga një mundësi e mirë për të mësuar dhe shkëmbyer njohuri që do të shtojë nivelin e eksperiencës dhe pjekurisë përsa i përket aplikimit të mjeteve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për menaxhimin e mbetjeve.
  • Përmirësimi i sistemit të grumbullimit të mbetjeve për të arritur riciklimin maksimal nëpërmjet planifikimit më të mirë, dhe vënia në dispozicion e informacionit dhe të dhënave të përditësuara në zonat e interesit.
Municipality of Ziros
Municipality of Metsovo
Municipality of Saranda
Regional Center for Development and Cooperation

This webpage has been produced with the financial assistance of the European Union. The contents of the webpage are sole responsibility of the Municipality of Ziros and can in no way be taken to reflect the views of the European Union, the participating countries the Managing Authority and the Joint Secretariat.

INTERREG-IPA CBC GREECE-ALBANIA 2014-2020

This project is co-funded by the European Union and by National Funds of the participating countries under the Cooperation Programme  "INTERREG-IPA CBC GREECE-ALBANIA 2014-2020"

Lead Beneficiary

Municipality of Ziros
Gennimata Square, 48200, Filippiada
Greece
Phone: +302683024667
Email: info@dimoszirou.gr

Privacy Policy | Cookie Policy